CAF, sot njeh finalistin e parë…

Kupa e Afrikës në zonën e nxhetë, sot gjysmëfinalja e parë.

Do të zhvillohet sot gjysmëfinalja e parë e Kupës së Kombëve të Afrikës. Në Kamerun, Burkina Faso- Senegal me fillim orën 20:00, do të jetë sfida e parë e këtij turneu prej së cilës do të njohet finalisti i parë.

Kamou Malo trajneri i Burkina Faso para ndeshjes:

Personalisht ia kam arritur qëllimit, por si konkurrent synoj të fitoj trofeun të dielën e ardhshme. Jemi të vendosur të shkojmë deri në fund për të fituar titullin. Kundër Senegalit, një vend i madh futbolli, ne duhet të jemi vetvetja. Gjëja kryesore është të luajmë lojën tonë të zakonshme.”

Aliou Çisse (Senegal):

“Jemi përgatitur mirë për gjysmëfinalen tonë kundër Burkina Fasos, edhe pse nuk kishim shumë kohë. Ne e njohim mirë ekipin e Burkina Fasos; ata mbeten një ekip i mirë që po përparon me lojtarë të mirë. Na pret një ndeshje e vështirë, por jemi gati.

Po mendoj të bëj gjithçka për të kaluar këtë moment historik të gjysmëfinaleve. Shpresojmë dhe punojmë për të fituar këtë titull afrikan. Asnjëherë nuk kemi dyshuar në aftësitë tona. Dëshira jonë është të luajmë finalen e madhe më 6 shkurt”.

Gjysmëfinalja tjetër, ajo mes Kamerunit dhe Egjiptit do të zhvillohet nesër në të njëjtën orë 20:00.

Sot, 20:30

Burkina Faso-Senegal (Std: “Ahmadou Ahidjo”, Yaoundé)

Të enjten 20:30

Kamerun- Egjipt /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!