Uzuni mësyn La Liga-n, Granada skuadra e re…

Pas Bares te Espanjol, Bardhit te Levante, Balliut te Vajekano, Myrto Uzuni shqiptari i radhës në majën e futbollit spanjoll.

Myrto Uzuni i’u plas “granadën” skeptikëve dhe arrin transferimin me Granadën në La Liga. Gjithçka ka ndodhur me shpejtësi marramendëse në këto orë të fundit të merkatos së janarit. Ekpi spanjoll pritet të paguajë 3.5 milionë euro për beratasin e kombëtares Kuqezi.

Anësori shqiptar 26 vjeçar do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare dhe me shumë mundësi do të prezantohet nesër.

Sulumesi pasi shkëlqeu te Laçi teksa i dha kualifikimin ndaj Anorthosis Famagusta me golin e tij në të 89′ (2018) u transferua te Lokomotiva Zagreb duke u rritur ndjeshëm në dy vite.

Kalimi te Ferencvarosh (Hungari) në 2020-ën i dha mundësi Uzunit të shpërthejë e të tërheqë vemendjen e klubeve të shumtë në Europë. Granada e fut në qark dhe e liston te grupi i saj. Nesër prezantimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!