Muçi dy gola në miqësore, në fushë tre shqiptarë

Në testin e 5-të radhazi të fituar nga Legia, luajtën të tre shqiptarët Muçi, Celhaka dhe Kastrati.

Legia e Varshavës ka luajtur sot në kompleksin stërvitor ndeshjen e pestë miqësore gjatë periudhës përgatitore përpara se të nisë me zyrtaret në 4 shkurt 2022.

Sikundër dhe në 4 testet e mëparshme me Botev, Krasnodar, Riga, GKS Tychy edhe sot ndaj polakes që mban vendin e 4-ët provizor, Radomak Radom, arritën të fitojnë (4-0).

Radomiak Radom sipas mediave pranë Legias luajti me një formacion afër optimales. Megjithatë, ishin lojtarët e trajnerit boshnjak të Legias Aleksandër, Vukoviçit ata që fituan me meritë 4-0 pas dy golave ​​të Ernest Muçit dhe golave ​​të Filip Mladenoviç dhe Szymon Vłodarczyk. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!