Superiore, afrime dhe prag-afrime, merkato e lirë për Tiranën

Zhvillime Superiore:

FIFA jep dritë jeshile Tiranës për të kryer merkato gjatë janarit.Klubi bardheblu pasi ka paguar detyrimet është i lirë të operojë në merkato. Tani Devid De Silva në ‘nxehmje’.

Partizani njoftoi sot se ka mbyllur bashkëpunimin me lojtarin Ergys Kaçe. Mesfushori 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirkuptim marrëveshjen mes tyre.

Kukësi mbrëmjen e sotme ka shkruar në faqen tij zyrtare se ka zyrtarizuar ish lojtarin e Partizanit, Filip Gligorov.

Teuta vijon revolucionin në dalje. Kevin Kubemba, sulmuesi nga Kongo, nuk është më pjesë e durrsakëve, pasi ka ndërprerë kontratën e tij me Teutën.

Adolf Selmani një muaj larg Kastriotit. Mbrojtësi shtatlartë ka pësuar një dëmtim të rëndë ndaj Teutës.

Arbër Çyrbja pas largimit nga Egnatia firmos deri në verë me skuadrën e vendlindjes Erzenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!