Dinamo shfaqet potente, Kukësi bie në fund

Në ‘Elbasan Arena’, Kukësi- Dinamo 0-1 (Imami 89′)

Ndeshja e fundit e javës së 16-të Abissnet Superiore mes Kukësit dhe Dinamos u vendos nga një gol i minutës së 89′-të nga futbollisti i Dinamos Eni Imami.

Përgjithësisht një sfidë e cila nuk u ngjit asnjëherë në nivelin mbi mesatar. Fillimi është i Dinamos e cila në këtë takim prezantoi tre nga blerjet big të janarit. Sabien Lilaj dhe Denison Silva e nisën nga fillimi ndërsa Artur Rexhinaldo u fut në pjesën e dytë.

Sakaq, disa raste sporadike në fillim të lojës, i’a lënë vendin dy mundësive ideale për Dinamon ndërsa ai i Maliqit në fund të këtij fraksioni ishte realisht mundësi e humbur.

Në të 34′ Kukësi në daljen e vërtetë përpara, nuk arrin të shënojë pasi Sofranak merr pozicionin në portë pas daljes së Simonit duke devijuar një top të Edi Basha.

Fraksioni i dytë nis sërish nën epersinë territoriale të bluve të kryeqytetit të cilët vijnë duke e shtuar ritmin. Me këtë filozofi loje minutat ecin dhe sinfonia e Dinamos për pak sa nuk thyhet në të 75′-ën teksa Daci i pati të gjitha mundësitë të devijonte një top të Taipit për në kuadratin e Simonit.

Në fund kur të gjithë menduan barazimin, vjen goli i Eni Imamit. Goditja e dënimit shkon te mbrojtësi dinamovit ndërsa spostohet në të djathtë dhe godet diagonal duke shënuar 0-1.

Më tej, Dinamo shpëton në shtesë. Portieri Simoni tregon klas teksa eviton një goditje me adresë trekëndëshin e djathtë të tij. Festa e bluve legjitime, Shkëmbi fitoi me të tijtë dhe shkon në 18 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!