Takimet e sotme, flasin trajnerët

Egnatia- Partizani dhe Kastrioti- Teuta, sfidat që do të luajë sot Superiorja në 13:45. Para tyre, 4 trajnerët Mehmeti, Ramadani, Martini dhe Çela, kanë folur për situatat në skuadrat respektive.

Mehmeti (Partizani)

“E njoh mirë filozofinë e skuadrës, kemi ndyshuar diçka. Shpresoj të kemi bërë diçka mirë këto dy javë sepse është shumë e rëndësishme që skuadra të arrijë objektivët.

Lojtarët duhet ta kuptojnë mirë se në cilën skuadër janë dhe çfarë ngjyrash përfaqësojnë”, thotë mes deklaratash Dritan Mehmeti një ditë para takimit.

Ramadani (Egnatia)

Do të kemi përballë një superskuadër, siç e dinë të gjithë. Duhet të luajmë me shumë tru. Shpirti luftarak e sportiv duhet të na jetë arma jonë më e madhe. Fitorja mbetet pikë kyçe. Jemi 100% të motivuar në këtë përballje e në vijim.

Objektivat ?Egnatia beson në forcat e saj. Kam pak muaj këtu dhe po ndihem shumë mirë. Objektivi ynë është renditja në pesë vendet e para”

Martini (Teuta)

“Është ndeshje shumë e rëndësishme sepse kemi bërë shumë gabime gjatë pjesës së parë të sezonit. Nuk na falen gabimet, duhet të marrim maksimumin”.

Afrimet? “Besoj që Hebaj do të jetë nga fillimi ndërsa Qaqi do të jetë javës tjetër, nuk është i disponueshëm këtë javë. Ne kemi brumin dhe lojtarët që gjithësecili që futet në fushë të japë maksimumin”, ndër të tjera Martini.

Çela (Kastrioti)

Për mua rëndësi ka fakti që skuadra të kthehet te pikët. Edhe nëse ke përballë skuadra si Teuta. Jemi të bindur se do të shihet një skuadër e vendosur në fushë. Afrimet janë pozitive por duan pak më shumë ditë të shkrihen me grupin.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!