Partizani e Teuta provat jashtë, debutojnë Mehmeti e Çela

Egnatia-Partizani dhe Kastrioti-Teuta dy ndeshjet e sotme për javën e 16- të Abissnet Superiore. Në Rrogozhinë me largimet dhe afrimet e shumta shtyrë dhe nga faktori fushë apo morali pas fitores në ‘Elbasan Arena’ me Teutën, kërkojnë pikët maksimale ndaj një rivali si Partizani. Skerdilajd Levendi afrimi i fundit.

Të kuqtë së fundi në duart e trajnerit Dritan Mehmeti, përpos zhvillimëve intensive në hyrje-dalje duan kthimin te pikët e plota pas dy ndeshjeve negative. Afrimi ‘big’ Sherif Kallaku nuk mund të federohet për shkak të rregullave të FIFA-s dhe sistemit të regjistrimit të lojtarëve që mund të vijë vetëm në 18 janar. Tjetër histori me afrimet Xhuliano Skuka, Masanga Matondo, Fernando Augusto, Eneo Bitri dhe Andi Hadroj.

Sakaq në Kamëz po në 13:45, Kastrioti-Teuta Ekipi krutan pas largimit të Ramazan Ndreut i është besuar Emiljano Çelës për të cilin dueli i sotëm përbën debutimin absolut si trajner. Teuta nuk kohë për të humbur. Pozicioni në tabelë e kthen thuajse detyrim fitoren ndaj krutanëve.

Ndërkohë, Kastrioti vetëm një ditë para ndeshjes ka zyrtarizuar futbollistët
Jusuf Zetuna, Adolf Selmani, Kaina Nunjes dhe Xhoi Hajdëraj.

Abissnet Superiore, java e 16-të:

13:45:

Egnatia- Partizani

Kastioti- Teuta (Kamëz) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!