Memelli: Skuadra u stërvit me intensitet, Berisha dhe Vitija nuk…

Skënderbeu- Laçi do të hapë vitin kalendarik 2022. Në stadiumin ‘Skënderbeu’ të shtunën me start orën 16:45, nis java e 16-të e Abissnet Superiore.

Para këtij takimi trajneri i korçarëve Migen Memelli foli shkurtimisht para mediave sportive. Mungesa e Elvi Berishës dhe Leonit Vitijës, sipas teknikut, duken të pashmangshme.

Memelli:

“Kemi bërë nja dy afrime, të cilat i kemi parë të arsyeshme për të plotësuar vendet vakante ehe pse ngelen edhe 15 ditë nga përfundimi i merkatos. Gjithsesi besoj se do të plotësojmë një repart tjetër në mundësinë që të kemi një grup sa më të fort dhe të kemi alternativa në të gjitha repartet e fushës.

Por skuadra është ndërtuar mirë që nga fillimi i sezonit dhe baza e lojtarëve është dhe do të jetë deri në fund të sezonit.”

Merkao?

“Edhe pse është një periudhë që nuk sjell shumë cilësi, sepse skuadrat kërkojnë t’i mbajnë lojtarët më të mirë në kontingjentin e tyre. Besoj që pritshmëritë do të jenë. Presim të mbyllim një marrëveshje tjetër në një repart që është më vakant dhe pastaj çdo gjë do të jetë e qartë për ne.

Bashkërisht me klubin do të plotësojmë vendet vakante, të cilat janë të domosdoshme. Janë 2-3 lojtarë me dëmtime dhe besoj se periudha kampionatit që mbetet, do të jetë një luftë e egër dhe mjaft e gjatë.”

Gjendja e ekipit

“Berisha dhe Vitija do të jenë jashtë, duke parë verdiktin e stafit mjekësor. Të gjithë lojtarët që do të aktivizohen nesër në fushë, kanë besimin tonë. Në këto 12 ditë përgatitje kanë bërë jashtëzakonisht mirë. Shpresoj të bëjnë një performancë të mirë, si në javët e kaluara, por dhe të marrim rezultat në fund”.

Përballja me Laçin?

“Laçi është një skuadër shumë cilësore dhe ndër katër më të mirat në kampionatin tonë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!