Thyhet Bajern, Marseja kap tri pikë në “fushën e minuar” nga COVID-19
Nëse ka një ekip që në dekadën e fundit ia ka prishur Bajernit radhën e fitorëve është pikërisht Boruisa Mynshengladbah.
Në ‘Allianz Arena’ të boshatisur për shkak të ligjeve të reja anti-COVID në Gjermani, u duk se ai supergol i shënuar nga Levandovski në të 18-ën, do t’i hapte rrugë goleadës së radhës për bavarezët e Nagelsman.
Por Neuhas në 27-ën dhe Lainer në të 31-ën, përmbysen shifrat teknikë që në 45 minutat e para. Bajern Mynih- Gladbah 1-2 final.
Ndërkaq, në Ligë 1, Bordo e dërrmuar nga infektimet e shumëta, nuk përballoi dot Marsejën mike. Skudara e Horge Sampaolit ia doli të shënojë fitoren 0-1 për tri pkë që e vendosin pas PSG-së.
Në Angli, Mançester Siti mundi 1-4 Suindon në një duel për FA Cup. /Sportiim.al/