“Ujqërit kafshojnë” Mançester Junajtid

U luajt për javën e 21-të në Old Trafford’, Mançester Junjatid- Uolves. Shifrat përfundimtarë 0-1 për ‘Ujqërit’ të cilët vunë gjatë gjithë kohës në presion skuadrën e Rangnik.

Në betejën e veteranëve fitues doli Zhoao Mutinjo. Portugezi 35 vjeçar i miqëve ia doli të mundë De Gean në minutën e 82-të. Humbja e parë për gjermanin Ralf Rangnik me Junajtid.

La Liga, përfundoi 5-0 sfida Vijareal- Levante.Ndërkohë derbi bask Osasuna- Bilbao u mbyll 1-3. Më kot Kadiz pas Realit u mundua të befasojë edhe- Seviljen. Sfida e sotme 0-1 për andaluzianët e Lopeteguit.

Francë, PSG me një formacion të miksuar e ktheu në festë sfidën për Kupn e Francës në fushën e inferiorëve të Vanes. Kimpembe në fillim dhe tre gola të Mbape mbyllen llogaritë Paçka se në shtesë Vanes shnoi një gol ‘nderi’ por që pa sistemin VAR, ai nuk u akordua. 0-4./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!