Mehmeti merr “vulën” e Partizanit

Dy ‘Dritanë’ do të udhëheqin Partizanin e vitit 2022.

Ishte shumë afër. Madje ‘Sportiim.al’ e pati ‘zyrtarizuar’ që para një jave…

“Do të jetë Dritan Mehmeti apo në skenë do të ngjiten trajnerët që kanë dhënë prova të mira te skuadra e “ushtrisë”, mbetet për tu parë. Shpëtim Duro dhe Skënder Gega lakohen dhe kërkohen nga shumë zëra të 16 herë kampionëve të Shqipërisë. Kush e di…/Sportiim.al/”

Sot klubi kuq e ka zyrtarizar Mehmetin si pasuesin e Dajës por duket se dhe ish-drejtori Dritan Dervishi ka marrë një pozicion drejtuesi në klub.

Postimi i Partizanit:

“Me fillimin e vitit të ri 2022 ekipi ka nisur zyrtarisht përgatitjet në drejtimin e Dritan Mehmetit. Pjesë e familjes së kuqe nga sezoni 2018 – 19 sezon në të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në detyrën e zv. trainerit, Mehmeti ka drejtuar më parë Partizanin B dhe nga ky sezon ishte në krye të ekipit U-21.

Nën drejtimin e trainerit Mehmeti sot ekipi ka zhvilluar seancën e parë në orën 11:30 në ambientet e kompleksit sportiv “Fooball Republic” për takimin ndaj Egnatias.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!