Salernitana i shpëton përjashtimit, Iervolino presidenti i ri

Ia hedh Seria A, shpëton Salernitana. Edhe pse klubet italiane kishin votuar për mos përjashtimin e ekipit nga Salerno, vetëm në fund të afatave të vendosura, shmangën përjashtimin që do të kishte ndodhur nëse deri më 31 dhjetor nuk do të kishte mbërritur asnjë ofertë për blerjen e klubit.

Të besuarit përgjegjës për transferimin e aksioneve të klubit ‘Granata’ pranuan ofertën e Danilo Iervolino, sipërmarrësit napolitan dhe themeluesit të Universitetit Telematik Unipegaso, duke shmangur ekstremisht përjashtimin nga Seria A.

Zyrtari i ri i klubit ku aktivizohet mbrojësi kuqezi Frederik Veseli, do të mbërrijë të hënën, në përfundim të verifikimit të çeqeve bankare.

Iervolino pas akteve burokratike për tu sistemuar në 45 ditë me letra të rregullta pritet të nisë edhe operimin në merkato.Veç tij mediat italiane raportojnë se për Salernitanën në fund pati interes dhe nga një fond amerikan. Biznesmeni nga Kampanja ia doli të fitojë./Sportiim.al/


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!