Kërkohet shtyrje e Seria A, Liga kundër

Këshilli i Ligës italiane ka parashikuar një takim të jashtëzakonshëm këtë pasdite në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për një situatë që është bërë shqetësuese:
“Në ditët e fundit (madje edhe orët), disa klube të Serisë A kanë kërkuar shtyrjen e ndeshjeve të tyre të planifikuara për të enjten dhe të dielën.
Arsyeja? Një përzierje mes të munguarve të shumtë për shkak të Covid-it dhe rrezikut për të parë stadiume shumë më të zbrazëta se 50%. E vendosur nga qeveria për shkak të valës së katërt dhe frikës së infektimit që mbretëron mes njerëzve”. shpjegon Corriere dello Sport e cila më pas ecën:
“Në Ligë e kanë të qartë se çfarë mund të sjellë që të shtyhen të gjitha ndeshjet e Serisë A por dhe Kupës. Këtu ata thonë se shtyrja nuk ekziston”.
Gjithësesi shtyrja e finales së Superkupës mes Interit dhe Juves mund të qëndrojë. Për të gjetur një “vrimë” në kalendar që me gjasë do ju shtonte të ardhurat nga trofeu i parë sezonal. Gjithësesi, situata me infektimet shoqëruar me kërkesën e klubëve rrezikon të shkaktojë një “krizë ” brenda Serisë A.