Lukaku refuzohet nga Interi

Romelu Lukaku mund të dëshirojë një rikthim te Interi, por duket se tifozët e klubit të Serisë A nuk janë të interesuar që sulmuesi belg të rikthehet nga Çelsi pasi i bënë të qarta ndjenjat e tyre me një baner gjigand jashtë ‘San Siro’-s.

Ish-sulmuesi i Interit hodhi një “bombë” në skuadrën e tij aktuale të enjten, duke deklaruar se ai nuk ishte “i lumtur” dhe dëshiron të kthehet në skuadrën e Serisë A.

Më herët ai i ka shtuar më shumë benzinë zjarrit duke i thënë Lautaro Martinez që të qëndrojë te zikaltërit dhe të mos bashkohet me të në ‘Stamford Bridge’ pasi ai do të kthehet për ta patur sërish partner në sulm.

Tifozët e bluve janë të zemëruar keq me Lukakun. Por duket se as tifozët e Interit nuk e duan më në skuadër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!