Prezantimi i Kallakut shtyhet për në… janar

Merkato nis bujshëm për Partizanin, Kallaku mund të “dëbojë” Kaçen.

Të gjithë në këtë fundvit e kanë me Partizanin. Skuadra 16 herë kampione e Shqipërisë shkeli në një “trase” me shumë “gropa” dhe në fund divorci me trajnerin Ilir Daja.

Skuadra e kuqe në 15 javë, grumbulloi vetëm 18 pikë duke lënë të zhgënjyer jo vetëm drejtuesit por dhe fansat e shumtë në të gjithë vendin. Por edhe pse situata duket e vështirë te klubi i presidentit Demi, ka nisur puna intensive. Ende pa u konfirmuar tekniku i parë…

Ndërkaqë në lëvizjet e fundit të Teutës në dalje, figuroi edhe emri i Sherif Kallakut. Mesfushori 24 vjeçar i konsideruar i tepërt jo vetëm te durrsakët por dhe te Lokomotiva Zagreb (skuadra ka kartonin e futbollistit deri në vitin 2024) nisi manovrat me menaxherët e tij.

Fillimisht ishte Laçi, ish skuadra e parë profesioniste (2017-18) që kontaktoi Fushë-Krujasin. E kërkoi dhe Dinamo por në fund u ngul te Partizani. /Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!