2021/ Grilish më i shtrenjti, Mesi spektakolari

Lëvizjet e mëdha në merkato gjatë vitit 2021 nuk munguan.

Transferimi i Lionel Mesit nga Barcelona të PSG me kosto zero u konsiderua si ndër më të papriturit e fashos së verës. Klubi katalanas me argumentin se nuk kishte hapësira finaciare për t’i paguar pagën e lartë të argjentinasit e dorëzoi ‘free’ te PSG.

Tjetër lëvizje e papritur ishte ajo e Kristiano Ronaldos, që la Juventusin, edhe pse kishte edhe një vit kontratë, për t’u rikthyer pas 12 vitëve në “Old Trafford”.

Por rekordin këtë vit për çmimin e kartonit e mban Xhek Grilish i Sitit. Qytetarët e Pep Guardiolës paguan 117.5 milionë stërlina në arkat e Aston Vilës për lojtarin e ‘Tre Luanëve’.

Romelu Lukaku nuk mbetet prapa me kalimin nga Inter te Çelsi për 100 milionë stërlina. Xhejdon Sanço një tjetër futbollist me një vlerë të lartë transferimi për te Mançester Junajtid. Nga Dortmund drejt ‘Old Trafford’ për 85 milionë stërlina./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!