Levandovski përbindësh, 69 gola në 2021

Gazeta gjermane Kicker ka përpiluar renditjen e 10 golashënuesve më të mirë të vitit kalendarik 2021.

Ajo ka marrë parasysh të gjitha ndeshjet e luajtura në kampionate dhe me përfaqësueset. Në vend të parë Robert Levandovski. Sulmuesi polak një përbindësh i vërtetë, ka shënuar 69 gola këtë vit mes Bajernit dhe Polonisë.

Në vendin e dytë Kilian Mbape i PSG-së ndërsa më pas vjen norvegjezi Erling Haland i cili plotëson podiumin e tri vendeve të para.

Dhjetë golashënuesit më të mirë në Europë për vitin kalendarik 2021

1) Robert Levandovski 69 gola
2) Kilian Mbape 51 gola
3) Erling Haland 49 gola
4) Karim Benzema 47 gola
4) Kristiano Ronaldo 47 gola
6) Leo Mesi 43 gola
7) Dushan Vlahoviç 41 gola
8) Artur Kabral 39 gola
8) Mohamed Salah 39 gola
8) Memfis Depai 39 gola/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!