Porto dikton ndaj Benfikës, kap Sportingun në krye

Porto- Benfika 3-1

Nelson Verisimo tekniku që pasoi Zhorge Zhezus te Benfika iu desh të përballej që në fillim me rivalin e përjetshëm të shqiponjave portugeze, Porton.

Java e fundit e fazës së parë, pa Dragonjtë vendas, të udhëhiqnin pjesën e parë me dy gola teksa Fabio Vieira (34′) dhe Pepe Akuino (37′) goditën në pak minuta Benfikën.

E dyta nisi me dy risi. Fillimisht Benfika shënoi golin e 2-1 me anë të ukrainasit Jarmençuk (46′) ndërsa pas 3 minutave (49) Almeida doli me karton të kuq duke penalizuar miqtë.

Kjo e beri më të thjeshtë fitoren e Portos e cila me Taremin në të 68′ realizoi golin e tretë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!