Ekskluzive/ Skaneri i Hoxhës: Partizani zhgënjimi i madh…

Nga Amerika ku punon e jeton, gazetari, statisticienti dhe shkrimtari i njohur sportiv Florent Hoxha, i pyetur me vetëm një pyetje nga ‘Sportiim.al’, i bëri një skaner të plotë ecurisë së 10 skuadrave të Abissnet Superiore për 15 javët e deritanishme.

Në analizën e tij, Hoxha ndalet dhe te disa dukuri organizative që sipas tij duhen përmirësuar.

Si e lexuat ecurinë e 10 skuadrave të Superiores në 15 javë kampionat?

Hoxha:
1- Tirana kryeson me meritë, por pa ndonjë shkëlqim të madh. Më tepër ka përfituar nga luhatjet e kundërshtarëve. Me përberjen e saj ka mundësi të bëjë paraqitje më bindëse dhe të thellojë epërsinë në renditje.
2- Kukësi veproi si rrallëherë, duke këmbëngulur në qendrimin e trajnerit Longo dhe kjo po nis të japë frutet e saj. Pikët e shumta të lëna në këtë kampionat po harrohen, teksa duket që ekipi ka krijuar një fizionomi të veten. Sprova e Kukësit është me veten e vet, të ruajë këtë vazhdimësi, edhe në rast te tek-tuk ndonjë rezultati negativ.
3- Laçi ka qenë në fillim kandidati im kryesor për titullin kampion pas një vere të shkëlqyer të kupave europiane. Fillimi zhgënjyes e largoi dukshëm nga kreu, por u desh ndërrimi i trajnerit për të ndryshuar klimën në ekip e për të thyer ngërçin. Tani, veç cilësisë në lojë, po vijnë edhe pikët.
4- Vllaznia ka një ekip të mire, por edhe një trysni të madhe që i bën dëm lojtarëve. Sidoqofte, ka arritur të kthehet në një ekip të qendrueshëm dhe serioz dhe pas shumë viteve me luhatje, kjo është një arritje e madhe për Vllaznine.
5- Partizani është zhgënjimi i madh i këtij viti. Një klub ku nuk merret vesh me njëra-tjetren asnjëra hallkë, e ku njëri i bie gozhdës e tjetri patkoit. Një riorganizim serioz menaxherial do ti bënte punë Partizanit të vitit të ardhshëm pasi për këtë vit, fatkeqësisht duket thuajse e pamundur të arrihet edhe zona europiane.
6- Teuta meriton të njëjtën notë zhgënjyese si Partizani, por që dha sinjalet e saj që në verë me lojërat e dobëta në kupat europiane. Durrsakët meritojnë medaljen e artë të ekipit me më tepër oshilacione dhe as një trajner i zoti si Martini nuk i gjen dot ilaçin.
7- Dinamo mendoi me shumë për fasadën me logon e ndryshuar, me fanelat moderne e disa lojtarë me emër që afroi. Mendoi që kaq mjaftonte të hynte në mesin e ekipeve pretendente për kupat europiane, madje nuk ngurroi të përmendte edhe fjalën titull kampion. Vonë e kuptoi që Superiorja me vetem 10 skuadra gjithsej është një arenë boksi tepër e egër, ku po u shpërqendrove për një çast, merr goditje të pamëshirmshme që mund të të kthejë nga ke ardhur.
8- Skënderbeu i këtij viti ndryshon pak nga ai i një viti më parë. Thjesht po mundohet të mbijetojë në elitë duke mbajtur veshin nga përfundimi i dënimit per t’ia rinisur edhe njëherë ciklit të paharrueshëm që përjetoi pak vite më parë.
9- Egnatia një ekip simpatik, afroi disa lojtarë cilesorë dhe arriti të befasojë në fillim duke marrë pikë që nuk priteshin, por me kalimin e kohës, edhe Egnatia si Dinamo, zbuloi egërsinë e superiores që suprizat nuk i lejon fort gjatë.
10- Kastrioti duket që është kandidati kryesor për të zbritur nga kategoria edhe pse mbetet një kockë e fortë për kundërshtarët. Nuk ia zbehen bukurinë e këtij ekipi as gjestet e shëmtuara të kohëve të fundit.

Së fundi, mendoj që pergjithësisht është zhvilluar deri tani një kampionat me pak përmirësim nga ai i vitit të kaluar, teksa mbeten problem afrimi i sportdashësve në stadiume, numri i pakët i skuadrave që shkakton egërsi në garë dhe lënien jashtë të një numri të madh të ekipeve tradicionale futbollistike në vend. Numri ende tepër i madh i lojtarëve të huaj etj./Sportiim.al/

1 thought on “Ekskluzive/ Skaneri i Hoxhës: Partizani zhgënjimi i madh…

  1. Shume analize e bukur. Si gjithmone kenaqesi te kexosh shkrimet e tua Flori, ato permbajne shume informacion por edhe nje kendveshtrim te sakte / te drejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!