Dajës i mungoi komunikimi, senatorët…

Lajmi ditës në Abissnet Superiore në këtë periudhë pushimi, padyshim ishte largimi i Ilir Dajës nga drejtimi teknik i Partizanit. Një ndarje e vonuar mes palëve e cila duket se është reflektuar ndjeshëm në ekonominë e skuadrës së kuqe.

Në 15 takime nga 45 pikë të mundshme Partizani grumbulloi vetëm 18-të duke përkeqësuar situatën në tabelë e krijuar distancë prej 15 pikëve me kreun.

Daja në 16 muaj si kryetrajner përpos anës profesionale për të cilin të gjithë janë në një mendje se meriton respekt, pati dhe anën tjetër të medaljes. Nuk mund të thuhet me siguri se kapriçot e tij dëmtuan direkt skuadrën por një gjë është e sigurtë.

Ilir Daja asnjëherë nuk u tregua një menaxher i mirëfilltë komunikimi. Që nga situata me Ferhan Hasanin, te pjesa tjetër e larguar (kurrë nuk hapën gojë) e deri te agravimi i raporteve me portierin Alban Hoxha. Mllef dhe gjithnjë mllef..

Ndërkaq, tani Gaz Demi përpos punëve për përfundimin e impiantit të ri dhe çështjeve organizative, do duhet të zgjedhë dikë që të pasojë Dajën.

Do të jetë Dritan Mehmeti apo në skenë do të ngjiten trajnerët që kanë dhënë prova të mira te skuadra e “ushtrisë”, mbetet për tu parë. Shpëtim Duro dhe Skënder Gega lakohen dhe kërkohen nga shumë zëra të 16 herë kampionëve të Shqipërisë. Kush e di…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!