Benfika/ Faleminderit Zhezus

Nelson Verisimo merr timonin e Benfikës në Portugali. Ngjau ajo që vërtitej prej javës. Zhorge Zhezus ustai i pankinave portugeze është divorcuar pas më shumë se një viti e gjysmë me shqiponjat e Lisbonës. Ish- trajneri i Flamengos në Brazil u rikthye në Lisbonë për ti dhënë shkëlqim pikërisht njërës prej skuadrave më famoze luzitane.

Edhe pse eleminoi Barcelonën në fazën e grupëve në Champions duke u renditur pas Bajernit, vendi i tretë pas Portos dhe Sportingut në Portugali kanë rezultuar fatale për Zhezus.

Trajneri është lakuar së fundi edhe për një mundësi angazhimi me një kombëtare afrikane. Klubi e ka zyrtarizuar përmes një falenderimi shumë të thjeshtë: ‘Obrigado, Jorge Jesus’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!