Ndërron jetë vëllai i Maradonës

Hugo Maradona, vëllai i Diego Armando Maradonës, vdiq në moshën 52-vjeçare për shkak të arrestit kardiak. Vdekja ndodhi në shtëpinë e tij në zonën Flegrea, në Monte di Procida, në provincën e Napolit.

Ka qenë e kotë ndërhyrja e punonjësve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të evitojnë fatalitetin. Vdekja e Hugo Maradona vjen një vit pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, e cila ndodhi më 25 nëntor 2020 në Argjentinë.

Vëllai më i vogël i Diego-s, Hugo pati një karrierë si futbollist në një moshë shumë të re, por ai nuk arriti të bëhëj si Pibe D’Oro. Në moshën 18-vjeçare, Napoli e bleu atë dhe e ktheu menjëherë në huazim te Askoli, më pas u angazhua në Serie A në La Liga me Vajekanon dhe Austri me Rapid Vjenë. Provoi dhe në rolin e trajnerit te skuadrat zinxhirë të Napolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!