‘Guldbollen’ tradhëton Ibrën, fiton Forsberg

Disfatë në shtëpi për Zlatan Ibrahimoviç, i cili nuk arrin të fitojë të 13-tin “Guldbollen”. Edicioni i vitit 2021 i ‘Topit të Artë’ suedez u fitua nga Emil Forsberg, mesfushori i Leipzig.

Gjithësesi, një moment historik në vitin 2021 për Zlatan Ibrahimoviç i cili u përfshi në listën e konkurentëve për ‘Topi i Artë’ në Suedi duke u renditur i dyti.

Këtë vit shtypi suedez ka vendosur të vlerësojë vitin fantastik të Emil Forsberg, autor i 9 golave ​​dhe 6 asistimeve me fanellën e Leipcigutig dhe gjithashtu protagonist në Euro 2020 me përfaqësuesën suedeze.

Forsberg e zgjati kontratën e tij vetëm në fillim të verës dhe tani është i lidhur me Lajpcig deri në vitin 2025. Ka shumë mundësi që 30-vjeçari t’i japë fund karrierës sportive në fushë me skuadrën e Red Bull në Bundesligë./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!