Torres në Barcelonë, vizitat mjekësore dhe më pas…firma

Ferran Torres ka lënë që të dielën Sitin për të fluturuar drejt Barcelonës. Sulmuesi 21 vjeçar spanjoll prej ditësh kishte arritur akordin paraprak me blaugranët dhe tani ai do mund të nënshkruajë me skuadrën e Ksavi Hernandez.

Raportimet nga vendi iberik theksojnë se sulmuesi i Spanjës do të kryejë shpejt analizat mjekësore dhe më pas do të ecet me firmën në kontratë dhe prezantimin mediatik nga klubi.

Marrëveshja është arritur për 55 milionë euro plus bonuset ndërkohë që 10% e kësaj shifre do të shkojë në arkat e ish- klubit, Valencias. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!