Lilaj te Dinamo, Kallaku e Selmani lëvizjet e para drejt…

Abissnet Superiore pasi ka marrë zyrtarisht pushimet e fundvitit ka nisur me lëvizjet e para në atë që konsiderohet merkato e janarit.

Kështu largimi i Sherif Kallakut nga Teuta dhe rikthimi te klubi që ka kartonin Lokomotiva Zagreb është shoqëruar me kërkesat e disa klubëve për ta joshur 24 vjeçarin e gjetur një dritare huazimi të radhës në kampionatin shqiptar.

Pas Dinamos dhe Partizanit, është Laçi i cili mbrëmjen e djeshme ka diskutuar rreth futbollistit të cilin e ka pasur në organikë në vitin 2018-të.

Ndërkaq duket e përfunduar lëvizja e Dinamos për të marrë sherbimet e një kampioni të sprovuar si Sabien Lilaj. Miqësia teksa kanë luajtur së bashku te Skënderbeu ka bërë që Bledi Shkëmbita bindë 32 vjeçarin për ta pasur te Dinamo.

Lilaj, 32-vjeçari nga Maliqi, është një futbollist me shumë eksperiencë. Ai numëron 13 trofe, duke fituar 6 tituj kampion, 2 Kupa dhe dy Superkupa në Shqipëri, një titull dhe një superkupë në Kosovë dhe një Kupë në Azerbajxhan.

Mesfushori ka qenë pjesë e Skënderbeut e Tiranës, në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit, në Kosovë me Prishtinën, në Azerbajxhan me Gabalën si dhe në Izrael me Hapoel Ramat Gan dhe Sektzia Nes Tziona. Futbollisti numëron edhe 17 ndeshje me Kombëtaren kuqezi.

Lëvizje ka dhe te Kastrioti i Krujës. Trajneri i ri Emiljano Çela duket se ka në grupine ri të futbollistëve dy vëllezrit Adolf dhe Santiago Selmani. Ish mbrojtësi i laçit dhe së fundi teutës Adolfi, një ‘gur’ i fortë’ në prapavijë aty ku krutanët kanë pasu goxha luhatje në 15 javë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!