Dembele trondit merkaton, e pret Juve

Të martën dhe të mërkurën u fol me siguri nga Spanja se Ousmane Dembele do të rinovojë për Barcelonën në La Liga.

Por sot vijnë lajme sensacionale nga Spanja lidhur me merkaton e Juventusit: sipas gazetës katalanase ‘Sport’, klubi i Juventusit ka arritur një marrëveshje parimore me Mousa Sisoko, agjentin e Ousmane Dembele, për transferimin e anësorit të Barcelonës në Torino verën e ardhshme.

Me skadimin e kontratës dhe duke u marrë të mirëqenë një negociatë me Barçën ndërsa orët e fundit ka marrë kthesën jo të duhur, Dembele ka dhënë ok për transferimin në Itali, por – thotë – nuk do të nënshkruajë së shpejti për të mbajtur një derë të hapur për te klubi në krye të listës së tij të preferencave, PSG.

Nëse në orët e ardhshme negociatat me Barcelonën për rinovimin prishen përfundimisht dhe askush nuk do të dalë nga Parisi, atëherë dyert e Juventusit do të hapen për Dembelen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!