Çelsin e zgjon Lukaku

Pas suksesit të sotëm në Boxing Day, Çelsi ngjitet në vend të tretë me 41 pikë
Çelsi i Tuhel nuk humb terren ndërsa në Vila Park përmbys të zotët e shtëpisë Aston Vilën në shifrat 1-3. Pas autogolit të Xhemjs, vijnë golat e Zhorzhinjos me penallti dhe të Lukakut në të 56-ën.
Në minutat e fundit shtesë, pas një inkursioni personal të Lukakut është akorduar edhe një penallti tjetër në favor të Çelsit. Zhorzhinjo i cili goditi penalltinë e dytë në 90′ e bëri rezultatin 1-3 në favor të “The Blue”.
Aston Vila zbret në një vend të 10-të, ku deri më tani kanë arritur të grumbullojnë 22 pikë.
Në Premier League në krye i vetëm mbetet Mançester Siti i cili pas fitores së sotme 6-3 ndaj Lester, udhëheq me 47-të pikë.