Muriqi udhëton drejt Stambollit

U ble për 18 milion euro dhe kontratë deri në 2025-ën. Këto janë shifrat dhe afatet për Vedat Muriqin, futbollistin Dardan të Lacios në Seria A.

Megjithatë mediat në Kosovë, raportojnë se sulmuesi i Lacios ka marrë rrugën për në Stamboll. Në tentativë për të kurdisur rikthimin te ekipet turke.

Muriqi në një periudhë kohore një vit e gjysmë te bardhekaltrit e Romës ka luajtur fare pak teksa ka shënuar vetëm 2 gola.

Me shumë mundësi sulmuesi do të huazohet nga Lacio ndërsa emrat e parë me mundësi bashkimi, janë Fenerbahçe dhe Gallatasaraji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!