Roma mbeti prapa, Murinjo nuk…lëviz

Nuk është e tepërt të thuhet se Murinjo por dhe klubi i Romës prisnin disa pikë më shumë për Krishtlindje. Nga shtatë humbjet e marra në Seria A deri më tani, ato në Verona, Venecia dhe Bolonja duket se djegin më shumë te shtëpia romake.

Pas barazimit të së mërkurës me Sampdorian, Special One e përcaktoi më pas renditjen si ‘normale’. Distanca nga vendi i katërt mbetet gjashtë pikë dhe me një grup të tërë për t’u përballur sigurisht që nuk është një mision i pamundur.

Ndërkaq, mesatarja e pikëve është ndër më të ulëtat në vitet e fundit. Po, sepse 32 pikët e fituara në 19 javë janë të njëjta me Ranierin në sezonin 2010-11, dy më pak se Garcia në 14-15 dhe përkatësisht dy dhe një më shumë se Di Francesko (18-19) dhe Luis Enrikue (11 – 12).

Të gjithë këta trajnerë u larguan gjatë ose në fund të sezonit. Ndaj dhe Murinjo nuk mund ti shpëtojë lehtë kapriçove të mungesës së pikëve. Për momntin ai është i paprekshëm…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!