Lacio tenton Januzajin

Ish futbollisti i Mançester Junajtid pritej të kthehej në Angli te Uest Hem por kursi i drejtimit nga la Liga mund të shkojë drejt Italisë.

Lacio po kërkon përforcime në sulm dhe piketat janë mes të tashmes dhe të ardhmes. Sportmediaset shpjegon se lacialët janë aktivë në disa departamente, përfshirë atë të repartit të avancuar.

Në bllokun e drejtorit sportiv Igli Tare për momentin janë të shënuar dy emra: ata janë Adnan Januzaj i Real Sociedad dhe Albert Gudmunson i AZ Alkmar. Të dy futbollistëve kontratat ju skadojnë në verën e vitit 2022.

Siç dihet 26 vjeçari me origjinë shqiptare ka kombësi belge dhe në të kaluarën ka refuzuar të vishej kuqezi./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!