Liverpul shtyn një tjetër sfidë

Liverpuli shtyn sfidën e radhës në Premier League. Në program ishte sfida në shtëpi kundër skuadrës së Brentford, por tani pas valës së përhapur me infektimet, ajo është spostuar në një datë të re.
Është vetë faqja zyrtare e Liverpul teksa njofton se pas orarit të publikuar nga Kupa Carabao, tashmë ka ndryshuar edhe sfida e Premier League.
Ndeshja me Brentford do të luhet në datën 16 janar pikërisht në ‘Anfield’. Ky nuk është i vetmi rast i shtyrjes së ndeshjeve në ishull pasi Omicron duket se ka diktuar më shumë nga sa pritej.
