Guardiola: Koha e protestës së futbollistëve

Pep Guardiola shpërthen në atë që në Angli po konsiderohet torturë e kalendarit. Me infektimet e Omicron të shtuara edhe kreu i ‘qytetarëve’ del hapur në kundërshti.

Problemi është përsëritur prej vitesh, por tashmë, me situatën plotësisht jashtë kontrollit, ka ardhur koha për të vepruar.

Situata e kalendarëve në Angli, tashmë e stigmatizuar nga Klop, ndezi edhe Pep Guardiolën, i cili përdori fjalë të forta: “Një protestë nga lojtarët do ta zgjidhte problemin. Fjalët janë të kota. Premier League mendon së pari për biznesin sesa për shëndetin e lojtarëve. Ne jemi gjithashtu liga e vetme me tre zevendësime në vend të pesë”.

Gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë është i qartë, duke thënë: “Kam biseduar me shumë lojtarë për këtë problem, jam marrë në mënyrë konstruktive me ta. Kjo duhet të rregullohet tani. Nuk mund të mbesë gjithnjë në rrugë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!