Premier në fushë, ‘Boxing Dey’ në traditë

Anglezët nuk ikin nga tradita. Në fushë Armando Broja por një ‘Boxing Day’ në tokën angleze duket më e kondicionuar se kurrë.
Polemika dhe frika, por edhe dëshira për t’u kthyer në normalitet. Premier League ka vendosur të mos heqë dorë nga tradita e saj dhe një në veçanti nuk mund të preket,-futbolli. Pavarësisht rritjes së infeksioneve që po ngarkon sistemin shëndetësor anglez.
Skuadrat e Premier League, natyrisht, nuk janë imune; shumë ndeshje tashmë janë shtyrë, sot do të shtohen edhe tre të tjera me pamundësi për të zbritur në terren.
Sigurisht që do të jetë një Boxing Day ndryshe, më e tensionuar dhe më pak e mbushur me lojëra spektakolare, por po aq për t’u ndjekur. Ky është programi i plotë i raundit të nëntëmbëdhjetë dhe të fundit kalendarik:
Premier League, java e 19-të:
16:00
Mançester Siti- Lieçester
Noruiç- Arsenal
Totenhem- Kristal Palasë
Uest Hem- Sauthempton
Aston Vila- Çelsi 18:30
Brajton- Brentford 21:00
Të shtyra:
Uolves- Uatford
Bërnli- Everton
Liverpul-Lids /Sportiim.al/