Laçi pret Tiranën, ndjekësit tifo për…

Pasi janë luajtur në dy ditë 4 duelet e javës së 13-të të Abissnet Superiore, sot Laçi- Tirana duket se merr vemendje maksimale.

Vendasit e Mirel Josës, pas atij triumfi ndaj Kukësit (1-2) rikthehen për të luajtur në shtëpi me një tjetër skuadër të kreut. Sigurisht përballë bardhebluve nuk mund të jetë asnjëherë e lehtë por performaca e javëve të fundit inspiron një tjetër takim të nivelit të lartë.

Tirana zbret në Laç për të tentuar arratinë në klasifikim. Tri pikë konvertohen në qetësi absolute të 25 herë kampionëve të vendit përpara se të skuadra e Shehit të vijojë turin e forcës me Teutën e Partizanin.

Bardhezinjtë pa mungesa ndërsa te Tirana, Xhixha dhe Përgjoni ende në diskutim.

Kjo supersfidë i është besuar të gjykohet Kreshnik Cjapit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!