Daja thjeshtëzon: Derbi luhet për tu fituar

Ilir Daja flet para takimit në program me Dinamon nesër në ‘Air Albania Stadium’. Ai bën bilancin e skuadrës së tij por dhe të Dinamos ndërsa për gjëndjen e grupit të kuq, flet fare pak. Kur flet për humbjen me Vllazninë, kujton se nëse nuk do kishte gabime individuale partizani do të kishte 5-6 pikë më shumë.

Daja:

“Kemi bërë një pjesë të parë jo të mirë me Vllazninë. Ata krijuan më shumë raste, 2-3 për shënim. Pjesën e dytë u zhvendosëm në gjysmëfushën e tyre dhe patëm edhe ne raste për shënim. Ka edhe nervozizëm, normal. Kemi thënë që do bëjmë një analizë që të minimizojmë gabimet dhe të automatizojmë veprimet e mira.

Derbi nuk ka lidhje me mënyrën se si vijnë skuadrat. Derbi është ndeshje e veçantë, që nuk shkon në sinkron në vazhdimësinë e ekipeve. Të dyja ekipet vijnë me humbje, por ne kemi tre fitore e dy barazime kohët e fundit. Mund të ishim më mirë me pikë, nëse do e kishim nisur mirë kampionatin.

Mund të kishim 5-6 pikë më shumë pa gabimet individuale. Në Shkodër kundër Vllaznisë priten tre rezultatet. Rikuperimi i pikëve u ndal në Shkodër. Derbi nuk luhet për spektakël, por për tu fituar. Do bëjmë maksimumin t’ia dalim.

Dinamo ka pësuar shumë, por ne nuk kemi shënuar shumë. Duhet të jemi efikasë në shfrytëzimin e rasteve. Do ketë shumë dyluftime dhe rastet nuk do të jenë të shumta. Duhet të jemi cinikë, që të paktën ne të përmirësojmë shënjestrën para portës.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!