Arapi: Kemi përmirësim, presim një ndeshje të vështirë

Teuta-Kukësi në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 16:45. Të gjithë janë në mësymje për pikë dhe këtë fakt e prek vetë trajneri i durrsakëve Renato Arapi në konferencë për shtyp. Është rritur besimi thotë tekniku që gjën të meta te kundërshtari: Luajnë mirë përpara por janë dobët në mbrojtje. Qan mungesën e mbrojtësit Xhekson Ferrera.

Arapi:

“Sigurisht që klima ka ndryshuar goxha, pasi gjithmonë pas fitoreve rritet besimi, rritet entuziazmi dhe kjo është diçka pozitive jo vetëm për ne, por për çdo ekip.

Presim një ndeshje shumë të vështirë, Kukësi ka treguar që këtë kampionat ka lojtarë goxha cilësorë dhe bëjnë shumë mirë në fazën e sulmit. Gjithsesi janë të gabueshëm në pjesën prapa dhe kjo është diçka e mirë për ne.

Deri tani jam shumë i kënaqur, ekipi po mundohet t’i automatizojë ato që u kemi kërkuar. Shpresojmë që edhe në vazhdim të bëjmë më mirë në këtë drejtim.

E thashë edhe më parë dhe nuk dua të përmend emra individualë, ata kanë cilësi brenda. Ata luajnë mirë në organizimin e lojës. Gjithsesi me mënyrën e tyre të lojës edhe rrezikojnë goxha mbrapa.

Ndeshjet e mbetura? Do mundohemi t’i marrim maksimumin çdo ndeshjeje deri në fund. Shpresoj që t’ia arrijmë duke nisur nga dueli më Kukësin.

Shqetësimi i vetëm është Xhekson, i cili mungon. E kemi treguar edhe në ndeshje të tjera, që çdo lojtar që futet paraqitet mirë. Kemi një ekip të kompletuar për ta përballuar siç duhet ndeshjen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!