Marshon Vllaznia, krutanët ‘ngjallën’ ndaj Egnatias

Abissnet Superiore, Java e 13-të:

Kastrioti- Egnatia 1-0

Vllaznia- Skënderbeu 2-0

Vllaznia vijon të luajë bukur e të prodhojë shifra teknikë me shenjën e tri pikëve. Skuadra e Brdariç edhe sot ndaj Skënderbeut ia doli të shënojë dy gola për tri pikët që e ngjisin nëtabelë duke ndarë vendin e dytë me Kukësin (23 pikë).

Vendimtar goli i kuqebluve në pjesën e parë teksa pas një topi të goditur me kokë nga Kruja, sfera gjën fillimisht këmbën e Hoxhajt më pas atë të Melos Bajramit dhe pushon në rrjetë.

Skëndernbeu nuk qëndron prapa. Skuadra e Memellit kërkon balancimin erezultatit por kur korçarët po shtynin, kryesisht në 15 minutat e fundit, Aralica pas një pasimi të saktë nga Çoba, devijon për 2-0.

Kastrioti më herët mundi Egnatian 1-0 në një sfidë të luajtur në stadiumin e Kamzës. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Spartak Ajazi në minutën e 61′-të takimit.

Nesër dy derbe të paparashikueshëm. Teuta- Kukësi në Elbasan Arena dhe Partizani-Dinamo në ‘Air Albania Stadium’. Dita e martë i takon supersfidës Laçi- Tirana me fillim orën 13:45./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!