Disiplina, gjoba për Teutën e Partizanin

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës datë 07.12.2021

Vendimet:

  1. KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën100 000 (njëqind mijë) lekë.
  2. FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë.
  3. Lojtari i Maliqi, Arlind Xaka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 – Grupi 4, midis Kafja Rremës dhe Select.
  5. Rrëzimin e kërkesës së FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, në lidhje me lojtarin Ledion Vitaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!