Kelmendi merr urdhërin ‘Shotë Galica’

Në Lojërat Olimpike “Rio 2016” fitoi medaljen e Artë Olimpike, sot e tërhequr nga sporti aktiv, dekorohet me titullin ‘Shotë Galica’

Majlinda Kelmendi në ceremoninë e organizuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk i mbajti dot emocionet. Në anën tjetër, Osmani tha se bota mësoi për Kosovën falë Majlinda Kelmendit.

Kelmendi:

Kam punuar shumë që mos të zhgënjej Kosovën e ta bëjë vendin krenar

Në këtë ceremoni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”. Urdhri “Shotë Galica” u ndahet personave, të cilët kanë avokuar, kanë bërë vepra trimërie apo akte guximi, por edhe ata që luftojnë për barazi gjinore.

Ajo me të drejtë cilësohet si legjendë e sportit të xhudos, heroinë e Kosovës. Në tre dekadat e jetës së saj u bë fytyra e Kosovës së sotme”, tha presidentja Osmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!