Gliha: Kosova ka cilësi, dua t’i rris moralin

Në listën e Glihas gjëndet i shënuar edhe Lirim Kastrati. Sot klubi i Legias tha se nuk i bashkohet Kosovës.

Primoz Gliha para se të debutojë në krye të Kosovës në miqësoren me Jordaninë nesër në Prishtinë, doli në konferencë për shtyp duke dhënë shpjegime e prekur detaje.

Slloveni me detyrë të përkohshme te ‘Dardanët’ shtoi se e njihte mjaft mirë Kosovën dhe se synimi kryesor i tij ishte të rrisë menatlitetin e fituesit në skuadër.

Kosova-E njoh mirë Kosovën sepse këtu kam bërë ushtrinë. Kam shumë miq këtu dhe e kam ndjekur rregullisht edhe përfaqësuesen e Kosovës. Për mendimin tim ekipi është shumë i mirë, por problemi është se e respekton kundërshtarin më shumë se sa duhet. Nëse ndryshojmë këtë mendim, atëherë me siguri që do të bëjmë më mirë”.

Jordania nesër në 18:00 në ‘Fadil Vokrri’ ,për të parë skuadrën në prag të ndeshjes së fundit eliminatore të ‘Katar 2022’ ndaj Greqisë.

Këtu kreu i pankinës kosovae ndalet kështu:

Për mua nuk ka ndeshje miqësore. Çdo sfidë është e rëndësishme. E them këtë sepse çdo fitore rrit moralin e ekipit. Ndeshjen me Jordaninë duhet ta fitojmë dhe të ngremë moralin e ekipit dhe kjo është mënyra e vetme për të ardhur te rezultatet e mira”.

Mungesat?-“Mungesat e lojtarëve nuk do t’i kompensojmë, por ky është një rast për lojtarët tjerë që ta shfrytëzojnë. Disa prej lojtarëve kanë kërkuar të lirohen dhe kjo në aspektin human është e rëndësishme për karrierën e tyre në klube, kështu që kemi pasur mirëkuptim”.

Qëndrimi te Kosova? -“Dua të bëjë ndryshim në aspektin e mentalitetit të ekipit. Do të provojmë të bëjmë më të mirë, të kemi rezultate të mira dhe të marrim fitore. Nëse nuk jemi së bashku për këtë qëllim, atëherë cili është qëllimi i këtij grumbullimi”,ndër të tjera Gliha.

Lista e Kosovës:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!