Bajrami gol e asist, Empoli kalon Udinezen

Mesfushori i Shqipërisë Nedim Bajrami u bë përcaktues në suksesin e sotëm me Empolin e tij në Seria A.

Në fraksionin e dytë të takimit Empoli- Udineze për javën e 16-të teksa shifrat ishin 1-1, 22 vjeçari kuqezi, përfitoi nga një top i mbetur në zonë për të shënuar golin e dytë të skuadrës së Andreazolit.

Në fund, skuadra vendase gjeti dhe golin e tretë por edhe këtu Bajrami jep asistin për Pinamontin. Finale me shifrat 3-1 ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në betejën për qëndrim.

Në minutën e 82-të, Bajrami doli nga fusha ndërsa shqiptarët e tjerë Ujkani dhe Ismajli nuk u aktivizuan./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!