CONI/ Eriksen nuk mund të luajë në Seria A

Koha e lamtumirës mes Interit dhe Kristian Eriksen është shumë afër. Mesfushori me shumë mundësi do të transferohet në një kampionat ku kriteret shëndetësore janë disi më të buta.

Gazzetta dello Sport raporton se CONI ka dhënë përgjigjen dhe konfirmon se mesfushori danez nuk mund të luajë në kampionatin italian për shkak të defibrilatorit që iu implantua pas arrestit kardiak në Danimarkë- Finlandë.

Mesfushori u rikthye në Milano të mërkurën dhe sot së bashku me agjentin e tij Martin Schoots do të takohet me drejtuesit e Interit për të përcaktuar situatën. Kontrata e danezit me zikaltërit skadon në qershor 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!