Dëmtohet Benzema, rekuperimi mister

Situatë e vështirë te Real Madridi pak ditë para ndeshjes ndaj Interit, vendimtare për vendin e parë në grup të Ligës së Kampionëve.

Në minutën e 18 të ndeshjes në fushën e Real Sociedad, qendërsulmuesi francez Karim Benzema ndjeu një tërheqje në pjesën e pasme të kofshës dhe u zëvendësua nga Luka Joviç.

Problem muskulor për sulmuesin që në këtë moment vështirë se do të rikuperohet për ndeshjen ndaj Interit në program pas 3 ditëve në Bernabeu.

Ndaj Sociedadit Vinicius dhe Luka Joviç shënuan dy gola për tri pikët në tokën baske. Reali nis shkëputjen. Pas 16 ndeshjeve arrin në kuotën e 39 pikëve. Tetë më shumë se Sevilja e dyta./Sportiim.al/.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!