Vinicius spektakolar ndaj Seviljes, Napoli poker Lacios

Kuptohet lehtë pse PSG ka nisur pak ditë më parë një ofertë marramendëse drejt lojtarit të Real Madrid, Vinicius Zhunior. Braziliani mbrëmjën e sotme shënoi një supergol ndaj Seviljes në duelin e luajtur në ‘Santiago Bernabeu’ teksa në lojë ishin dhe tre minuta.

Sulmuesi i lindur 21 vite më parë Sao Gonçalo, uli bukur një top me gjoks dhe më pas u spostua në afersi të zonës duke dërguar sferën në këndin e majtë të portierit Bounou. 2-1 për ekipin e Ançelotit.

Më parë shënuan miqtë me Rafa Mir (12′), barazoi i zakonshmi Bezema (32′) dhe në fund njeriu i ndeshjes gjeti avantazhin për tri pikë dhe kreun e shkëputur me 4 pikë nga Atletiko Mdrid.

Sakaq në Seria A Napoli shpartallon Lacion 4-0 dhe merr i vetëm kreun e kampionatit italian. Pas humbjes së Milanit diferenca shkoi në tri pikë (34-31)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!