Ramos: Luka Modriç njeriu ideal…

Ramos zgjedh kroatin Modriç si njeriun më të mirë që ka takuar në fushën e futbollit.

Po kalon një moment jo brilant te PSG por Serxhio Ramos tashmë 35 vjeç, e ka shkruar historinë e tij futbolistike. Legjenda spanjolle, pertej zërave se nuk preferohet nga Poçetino te ekipi parisien, teksa deri tani ka luajtur vetëm një ndeshje, ka gjetur kohë të japë një konsideratë epike.

I pyetur se cili është futbollisti më i dashur gjatë karrierës së deritanishme sportive, Ramos ka deklaruar:

“Kush është njeriu më i mirë që njoh në futboll? Ka shumë, por mendoj se është Luka Modriç. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të, ai është vëllai im”, ka deklarur Ramos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!