Shehi: Ndjekësit janë të shumtë, shkojmë për 3 pikë

Shehi para mediave për ndeshjen e Tiranës në Rrogozhinë të shtunën me Egnatian vendase.

“Përballemi me një skuadër që ka elementë cilësor brenda saj, skuadër që ka vendosur në vështirësi çdo ekip dhe po ta shihni ka shumë pak humbje. Ndërrimi i trajnerit neve na bën konfuz sepse nuk e dimë sesi ata do të vendosen. Jemi të ndërgjegjshëm që na pret një ndeshje e vështirë.

Janë dy ndeshje që jemi të pakënaqur për shkak të pikëve që kemi marrë. Kemi marrë 5 fitore radhazi dhe tani në dy sfida kemi 1 pikë. Do të përqendrohem dhe të vlerësojmë kundërshtarin.”

“Grupi i lojtarëve? Kemi mungesën e Xhixhës dhe të Përgjonit që na penalizojnë, është rikthyer Behiratçe. Grupi i plotë, skuadrën e kam parë gjatë gjithë javës të mobilizuar për të bërë kthesën. Nuk mendoj vetëm diferencën me Kukësin, shumë skuadra të tjera kanë rikuperuar pikë dhe janë pranë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!