Daja: Skënderbeu mbrohet mirë, në fushë me besim

Partizani i dha një shtytje të fortë objektivave të tij javën e kaluar. Mundi Teutën dhe nesër me Skënderbeun në ‘Air Albania Stadium’ pritet të shfaqet më kërkues për të shkuar te tri pikët.

Trajneri i partizanit Ilir Daja në konferencë i prek të gjitha:

Daja:

Momenti pozitiv – “Vijmë pas tre javëve të fundit të kampionatit me 2 fitore dhe një barazim. Po në këtë gjëndje vjen edhe kundërshtari pasi ka marë pikë me ekipet e vendeve të para të renditjes. Në këto 10 javë kemi kuptuar që nuk ka ndeshje të lehta, pasi çdo skuadër mund të marrë pikë ndaj kujtdo. Megjithatë vimë në një moment të mirë, pasi në 3 ndeshjet e fundit kemi marrë edhe pikët dhe shkojmë me besim në duelin ndaj Skënderbeut”.

Skënderbeu – “ Në ndeshjet e fundit kemi pasur përballje të vështira me Skënderbeun. Ata janë një skuadër për t’u vlerësuar pasi mbrohen mirë, dinë të dalin para dhe në kundërsulm janë të frikshëm. Gjithsesi ne kemi punuar mirë gjatë kësaj jave, kemi pasur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë sfidë dhe do të përpiqemi ta godasim Skënderbeun aty ku ka pikat e dobëta, jemi në një moment të mirë dhe luajmë për maksimumin”.

Dëmtimet dhe merkato – “Në këtë sezon kemi pasur shumë dëmtime, ndryshe nga një sezon më parë. Jam i kënaqur me grupin. Respektoj të gjithë lojtarët që kam aktualisht në dispozicion dhe nuk mund të përmend emra që mund të afrohen në merkato në respekt të tyre. Normal që do të bëjmë përforcime në janar, pasi kemi nevojë për të plotësuar grupin me disa element të tjerë, por jam i kënaqur me grupin që kam”.

Mungesat –“Kemi mungesa ndaj Skënderbeut siç është ajo e Albion Markut i skualifikuar, ndërkohë që edhe Filipoviç nuk është gati dhe do të kthehet në stërvitje javën e ardhshme. Përsa i përket Alban Hoxhës do të vendosim pas takimit që do të bëjmë me trajnerin e portierëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!