Eventi/ Edicioni i 65-të i ‘Topit të Artë’

‘France Football’ sot në teatrin “Shatele” të Parisit, me fillim nga ora 20:30, organizon ceremoninë e ndarjes së çmimëve sportive për vitin 2021.

Natyrisht vemendja maksimale do të jetë e përqëndruar te “Topi i Artë” i futbollit të meshkujve aty ku kriteret, vështirësitë dhe interesi mbetet në kufinj maksimalë.

Në mbrëmjen gala teksa nuk do të mungojnë gjigandët e futbollit të luajtur në kohë të ndyshme por dhe aktualë, çmimi më prestigjioz, nuk do të jetë i vetmi.

Mbi palkun e “Shatele” do të ngjten për të marrë trofeun e “Topit të Artë” për femra, trofeun “Kopa” për lojtarin e ri më të mirë dhe trofeun “Lev Jashin” për portierin më të mirë të vitit 2021.Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!