Degjeneron derbi i Selanikut

Derbi i Selanikut ndërmjet PAOK-ut dhe Arisit me rezultat 0-1 u ndal në 3 minuta të mbetura, kur tifozët nga skaji i portës 4, të PAOK-ut hodhën fishekzjarrë dhe pushtuan fushën. Policia ka reaguar menjëherë dhe ka kontrolluar situatën.

Gjithësesi situata duket e tensionuar ndërsa ndeshja është ndërprerë. Nuk ka detaje lidhur me vijimësinë por ajo që ka shumë rëndësi për shqiptarët lidhet me futbollistin kuqezi Eena Mihaj i cili në këtë takim ka qëndruar në stol. Mbrojtësi është pjesë e PAOK në kampionatin helen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!