Mesi, ‘Topi i Artë’ 2021

Lionel Mesi fiton ‘Topin e Artë’, 2021. Argjentinasi 34 vjeçar mund me diferencë të vogël por mjaftueshëm për t’u lauruar si askush si ai me trofeun më të lakmuar individual ë planet.

Buzë lumit të Senës në teatrin “Shatele”, në një ceremoni të moderuar nga Didier Drogba, ‘Mesi 7’, ndezi Kullën Eifel duke shpërndarë dritë mbi Paris. Aty ku këtë edicion ka veshur fanellën e PSG-së.

Triumfi i shtatë në karrierë për “Pleshtin” 34 vjeçar i cili mundi konkurrencën e Robert Levandovskit dhe Zhorzhinjos, respektivisht i dyti dhe i treti në renditje.

Sulmuesi i Bajernit, polaku Robert Levandovski, u ngushëllua me çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit, ndërsa ai i portierit më të mirë shkoi për Donarumën.

Pedri më i miri nën 21 vjeç me Çmimin KOPA, Çelsi ekipi më i mirë. Ndërkaq spanjollja Aleksia Putejas, meritoi Çmimin ‘Topi i Artë’ për femra.Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!